Tragjedia e 9 Janarit | Familjarët e shqiptarëve që u mbytën në ujërat e detit Jon: I vrau shteti

Tragjedia e 9 Janarit | Familjarët e…

Në datën 9 Janar të vitit 2004, në ujërat e detit Jon u shënua një tragjedi ku u mbytën rreth 28 shqiptarë të cilët po iknin për një jetë më të mirë. Kujtojmë se në atë vit, një gomone u mbyt në ujërat e kanalit të Otrantos, ndërsa udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë dhe për pasojë gjetën vdekjen 21 persona dhe 7 të tjerë rezultuan të humbur. Ndërkohë sot, 17 vite pas asaj ngjarjeje, familjarët e viktimave, nga Shkodra, janë mbledhur para SPAK dhe kërkojnë që personat përgjegjës të vihen përpara drejtësisë.

Një nga familjarët e viktimave:

Në trafikun njerëzor të asaj tragjedie janë përfshirë dhe punonjës policie. Na i kanë marrë nga Shkodra na i kanë çuar atje. Nga SPAK kërkojmë zbardhjen e çështjes. Ne jemi në dijeni kemi hapur disa çështje te Prokuroria e Vlorës, por ka qenë e korruptuar. Nuk u bë operacioni i kërkim-shpëtimit. Kemi drejtuar kallëzim në SPAK. E kemi çuar në gjykatën e Apelit. Nuk është hetuar asnjëherë si çështje. Kërkojmë që para drejtësisë të vihen përgjegjësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit