Tragjedia e familjes Josifi, psikologia: Mungesa e kryefamiljarit, kush i çoi gratë drejt vetëflijimit...

Tragjedia e familjes Josifi, psikologia: Mungesa e…

Arsyet sociale por mbi të gjitha mungesa e “shtyllës së shtëpisë”, babait, ka qenë një prej arsyeve më të forta që ka çuar femrat e familjes Josifi, në Kombinat të Tiranës, drejt tragjedisë.

Ky është mendimi i psikologes Besmira Muça, e cila ka folur në media në lidhje me tragjedinë e familjes Josifi.

Sipas Muças, një nga shkaqet e vetëflijimit të tyre dhe precipitimit të familjes drejt sekteve fetare, ka qenë pa diskutim mungesa e kryefamiljarit.

“Është zbuluar nga dëshmia e vajzës, se humbja e babait ka ndikuar në mënyrë të pashlyeshme në jetën e tyre, çka i çoi nënë e bijë të ndërmerrnin aktin ekstrem të vetëvrasjes, me qëllim bashkimin me kryefamiljarin”,- ka deklaruar psikologia Muça.

Gjithashtu, faktor ndikues sipas saj, mund të kenë qenë edhe kushtet në të cilat janë ndodhur vajzat, si izolimi, humbja e punës etj.

Kujtojmë se, sipas statistikave në 6-mujorin e parë të vitit 2020, janë regjistruar 18 vetëvrasje, të cilat lidhen me faktorë psikotikë dhe gjenetikë, por edhe me humbjen e të afërmve, humbjen e punës, faktorët socialë etje.

Psikologia shtoi se, “në raste të tilla njoftimi i policisë dhe psikologut shërben jashtëzakonisht shumë për të parandaluar vetëvrasjet”./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit