Tragjedia e Kombinatit/ Vëllai i Zhaneta Josifit: Mbesën s’e shihja prej dy vitesh, motra më gënjente…

Tragjedia e Kombinatit/ Vëllai i Zhaneta Josifit:…

Tragjedia e disa ditëve më parë në lagjën Kombinat të Tiranës, ku nën e bijë e ugjentën në një banesë të vetëflijuara, ka nisur të zbardhet nga dëshmitë e të afërmve të familjes Josifi.

Ka qenë vetë vëllai i Zhaneta Josifit, Selman Fejzo, ai që sot ka hedhur dritë mbi ngjarjen dhe familjen e shumëpërfolur këto ditë, në një rrëfim për ‘Neës24’.

Mes lotësh dhe emocionesh, Fejzo pohoi se, mbesën e tij të ndjerë, Anisa, nuk e kishte takuar që prej 2 vitesh, duke shtuar se, nuk ishte të dijeni se çfarë sekti ndiqnin ato konkretisht.

“Anisa nuk dilte sa here shkonim ne shtëpi. Na thoshin ‘Anisa është në shtëpi, po lexon e po fle’. Nuk na shkonte kurrë mendja që do ndodhte kjo gjë. Prej kohësh nuk po kontaktoja dot me motrën.

U detyrova të shkoja në Polici. Motra me vajzën iu përgjigjën thirrjeve të Policisë. Motra dhe Blerta i thanë Policisë ‘Jemi në shtëpi’. Policia na tha se motra me vajzat ishin mirë.

Anisën kam rreth 2 vjet pa e takua. Në shtëpi nuk kemi ndjerë kurrë erë të rëndë. Nuk e kuptojmë arsyen e këtij akti ekstrem.

Nuk kam informacion në cilin sekt fetar ishin përfshirë. Vajzat ishin me shkollë të lartë, vetëm e ema punonte”,- tha ai.

Ndërkoha, daja i dy vajzave, pohoi se, interesohej shpesh për to nëse kishin probleme apo kërcënoheshin nga dikush.

Ndër të tjera, ai tha se bashkëshorti i motrës së tij ishte vetëvrarë para 16 vitesh, pasi i kishte rënë një trompozë, ndërsa ishte hedhur nga kati i katërt i pallatit ku jetonin.

“Interesohesha nëse kishin probleme apo kërcënime. Babai i vajzave pësoi trombozë para shumë vitesh dhe më pas u vetëvra. Ai u hodh nga kati i katërt i pallatit”.

Ngjarja në Kombinat

Ngjarja e rëndë u zbulua mbrëmjen e 2 korrikut, teksa policia hyri nga dritarja e banjës pas denoncimeve të shumta të fqinjëve dhe vëllait të 56-vjeçares që nuk ishte lidhur dot me to.

Vajza e madhe, Blerta u gjet në gjendje të rëndë, ndërsa Zhaneta me Anisën të vdekura.

Kjo e fundit madje sipas ekspertizës mjeko-ligjore kishte vdekur 15 muaj më parë dhe ishte mbajtur në banesë, ku nëna dhe motra e lyenin trupin me vaj e uthull dhe e kishin “mumifikuar” pasi besonin tek Ringjallja.

Dëshmitë se ato ishin pjesë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait, solli një nisje hetimi nga prokuroria e policia për sektet që ushtrojnë veprimtarinë në vend.

/Burimi: News24/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit