Tragjedia e pak ditëve më parë nuk i ndali, apel për ndihmë për 500 emigrantë në brigjet e Italisë

Tragjedia e pak ditëve më parë nuk…

Një varkë me 500 emigrantë duhet të shpëtohet në brigjet e Siçilisë. Thirrja erdhi pas rrezikut të mbytjes së varkës me emigrantë.

Organizata, e cila operon një linjë telefonike emergjente për migrantët në rrezik në det, reagoi perms rrjetit social Twitter, duke thënë se kishte informuar “autoritetet kompetente” dhe u tha atyre: “Mos humbni kohë: dërgoni ndihmë menjëherë! 

https://994db34c6db3e720a7b454ae45385b56.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Anija u largua nga Libia dhe është “në jug të Siçilisë” në zonën detare të kërkimit dhe shpëtimit (SAR) të Italisë, shtoi Alarm Phone. Frontex nuk pranoi të komentojë menjëherë.

Alarmi vjen pas mbytjes së anijes së 26 shkurtit pranë rajonit të Kalabrisë në jug të vendit, ku humbën jetën të paktën 72 emigrantë.

Qeveria e krahut të djathtë të Italisë njoftoi të enjten dënime më të ashpra për kontrabandistët e emigrantëve dhe zotohet të godasë kalimet e parregullta detare duke hapur rrugët legale të migracionit.

Megjithatë njoftimi nuk ndaloi flukset e emigrantëve, ku pothuajse 3,000 njerëz erdhën në Itali që nga e mërkura, krahasuar me rreth 1,300 për të gjithë marsin e vitit të kaluar. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit