Tragjedia me 242 viktima në klabin e natës| Katër të dënuar për ngjarjen e rëndë

Tragjedia me 242 viktima në klabin e…



Një gjykatë braziliane ka lënë në burg katër persona si autorë për vdekjen e 242 pjesëmarrësve të një feste në një klub në vitin  2013.Ngjarja filloi kur anëtarët e një grupi që performonin në klubin e natës “Kiss”, në qytetin jugor të Santa Maria, hapën zjarr në mënyrë krejt të papritur, shkruan BBC.


Për pasojë u krijua një rrëmujë e madhe ndërsa shumë njerëz humbën jetën nga asfiksia. Pronarët e klubit dhe dy anëtarët e grupit u shpallën fajtorë për vrasje dhe tentativë vrasje. Dënimet e tyre variojnë nga 17 deri në 30 vjet.

Në një moment të papritur, dy persona të bandës muzikore që po performonin, ndezën disa flakadanë në ambientet e brendshme të klubit.

Shkëndija erdhi prej tyre dhe flaka mori përmasa të mëdha, duke u ndezur edhe materiale të izolimit akustik, të cilat për fat të keq krijuan tym toksik. Si pasojë e rrëmujës, shumë njerëz u shtypën mes njëri-tjetrit.  Në procesin gjyqësor dhanë dëshmitë e tyre dhjetëra të mbijetuar.  Dëmtime të konsiderueshme po ashtu, morën mbi 600 persona të tjerë.

Një nga të pranishmet në festën e asaj kohe, Katia Giane Pacheco Siqueira tregon se klubi ndiqte një taktikë të mirëfilltë, sa më shumë njerëz brenda, aq më shumë brohorima. Shpëtimi i personave brenda klabit u shndërrua në gati-gati diçka të pamundur pasi mungonin dyert e emergjencave dhe sistemi i fikjes së zjarreve.

Të dënuarit kanë mundësi të apelojnë vendimin, por që fatkeqëisht mundësitë e kthimit janë tepër të pakta.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit