Tragjedia me dy të vdekur në Elbasan, kapen 25 persona

Tragjedia me dy të vdekur në Elbasan,…

Një natë më parë u shënua një atentat me dy viktima në qytetin e Elbasanit. Konkretisht ngjarja u regjistrua në një lokal në një pikë karburanti, teksa të ndjerët anë identifikuar si Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 40-vjeç. Çollaku ishte person me një të shkuar kriminale, i dënuar në Itali për trafik lëndësh narkotike, teksa në Shqipëri akuzohej për dhunë në familje. Edhe viktima e dytë, Bitri ishte person me precedent penal, pasi tre vite më parë u përfshi në një vrasje në Tetovë. Pas tragjedisë, në vendin e ngjarjes janë gjendur më shumë se 23 gëzhoja, ndërsa për ngjarjen janë arrestuar 25 persona të dyshuar për atentatin që tronditi Elbasanin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit