Tragjedia në Bullgari| Autobusi që mori jetën e 45 shqiptarëve ishte mbushur me 30,000 fishekzjarre

Tragjedia në Bullgari| Autobusi që mori jetën…

Gjatë ditës së djeshme në autostradën e Strumës u regjistrua një ngjarje tragjike që la pas 45 viktima dhe 7 të plagosur shqiptaro-maqedonas, përshirë edhe 12 fëmijë të moshave të ndryshme ku më i vogli ishte vetëm 4-vje ë. Sipas mediave maqedonase, dhe inentertainment.co.uk në bagazhin e autobusit i cili mori flakë ditën e djeshme, ndodheshin 30,000 fishekzjarre në bagazh. Bëhet me dije se shkak i aksidentit, ka qenë shpejtësia me 100 km në orë e autobusit të kompanisë “Besa trans”. Autobusi po kthehej nga një udhëtim në Turqi, ndërsa shpërtheu në flakë para se të hynte në Sofie.

Pas ngjarjes kanë ardhur edhe dëshmitë e të mbijetuarëve të cilët tregojnë tmerrin që kishin parë me sy. Një nga 7 të mbijetuarit, Lulzim Sulejmani nga Veriu i Serbisë deklaroi të gjithë ngjarjen e rëndë.

Autobuzi goditi bordurën nga ana e djathtë dhe rrotat u shpuan. Më pas autobuzi shpërtheu në flakë dhe u mbush me tym. Mjeti në flakë vazhdoi të ecte i lire për afro 20 metra, para se të ndalonte. Njerëzit po villnin e ulërinin, ishte si një ëndërr e keqe. Unë arrita të shpëtoj duke thyer një dritare me çekiçin, mora të fejuarën dhe pesë njerëz të tjerë për të shpëtuar.

Në mesin e viktimave ishin edhe disa nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Shkup, por edhe të rinj nga 20 deri në 30 vjeç. Më e dhimbshme ishte humbja e dy binjakëve 4-vje ëarë të cilët ishin në autobus bashkë me prindërit si dhe humbja e Gazmend Ukali, dhe Albina Belluli,  ëifti i cili po ktheheshin nga Stambolli ku festuan ditëlindjen e Gazmendit.

Ndërkohë një person i paidentifikuar, raportoi për ‘Sloboden Pecat’ se në aksident ka humbur 10 persona të afërm.

E fejuara e Lulzimit, Medina Lutfi, 25 vjeçe, tha se edhe ajo kishte shpëtuar duke dalë nga dritarja e autobuzit.

E fejuara e Lulzimit:

Isha duke fjetur kur nisa të dëgjoj ulërimat dhe të qarat e pasagjerëve  … kishte tym të zi ngado dhe një shpërthim si një bombë … dëgjoja fëmijë që qanin, kishte shumë fëmijë.

Një roje nate që ndodhej në zonën ku ndodhi tragjedia, u shpreh për bTV se kishte dëgjuar një shpërthim nga mjeti dhe më pas ishte afruar dhe kishte thirrur shërbimet e emergjencës.

Roja:

Ne vrapuam për në rrugë … diçka po digjen te barrierat e autostradës. Në fillim zjarri ishte i vogël por më pas e gjithë pjesa e prapme u ndez.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit