Tragjedia në Bullgari mori jetën e 12 fëmijëve, më i vogli vetëm 4-vjeç

Tragjedia në Bullgari mori jetën e 12…

Pas aksidentit tragjik që u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sofje të Bullgarisë, konkretisht në autostradën e Strumës, BGNES raporton se ngjarja mori jetën e 12 fëmijëve, mes tyre më i vogli që ishte vetëm 4-vjeç. Mësohet se shumica e pasagjerëve kanë lindur midis 1971 dhe 2004, raporton novabg. Po sipas BGNES, pasagjeri më i vjetër është 63-vjeç. Kujtojmë se autobusi i cili u përfshi në flakë po kthehej nga një udhëtim nga Turqia dhe kishte 52 pasagjerë, ku 45 humbën jetën e 7 të tjerë mbetën të plagosur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit