Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, ulërimat e nënës që humbi 3 fëmijët dhe nipin dëgjohen kudo në morg

Tragjedia në familjen shqiptare në Itali, ulërimat…

Viktima nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Itali mbetën 22-vjeçarja Shane Hyseni, vëllai i saj 11 vjeç Resat Hyseni, motra e saj 8 vjeç Rejana Hyseni dhe djali i saj i vogël vetëm 2 vjeç Mattias Lame.

Makina drejtohej nga Orjol Lame, partneri i 22-vjeçares. I riu ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Prindërit Ardian dhe Anjeza Hyseni ndodhen në morgun Coviolo ku ndodhen trupat e viktimave.

Sipas mediave italiane të afërm janë mbledhur rreth Anjezës, për ta ngushëlluar. Por sipas mediave ajo dëgjohet vetëm të bërtasë në shqip: “Nuk dua të jetoj më kështu.”.

Fluturimi për riatdhesim, me ndihmën e ambasadës shqiptare, pritet të realizohet në mbrëmjen e së mërkurës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit