Tragjedia në Greqi/ Dëshmitarët: Ishte si në ferr, ne po digjeshim

Tragjedia në Greqi/ Dëshmitarët: Ishte si në…

Dëshmitarët e aksidentit fatkeq në Greqi kanë zbuluar detaje të tmerrshme nga ngjarja. Disa prej tyre kanë treguar se në momentin e përplasjes së fortë ka shpërthyer zjarri dhe për më shumë se 15 sekonda ata e kanë pasur të pamundur të dalin. Dukej në ferr, janë shprehur ata mes panikut. Ndërsa tregojnë se kudo përreth shihje zjarre, kabllo të varura, xhama të thyer, njerëz që bërtisnin, njerëz të bllokuar

Ne dëgjuam një zhurmë të madhe. Ishte një makth 10 sekonda. Ne ramë në kurrizin e njëri-tjetri derisa vagonët u ndalën. Po paniku nuk mbaroi me aq. Më pas kishte zjarr. Zjarri ishte djathtas dhe majtas, po digjeshim”, tha pasagjeri Stergios Minenis.

Një tjetër pasagjer i quajtur Angelos Tsiamouras tha për mediat lokale se përplasja ishte ndjerë si një tërmet.

“Ishte një përplasje shumë e fuqishme. Kjo është një natë e tmerrshme… Është e vështirë të përshkruhet skena. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në tërë jetën time. Është tragjike. Edhe pesë orë më vonë, ne po gjejmë trupa”, tha për televizionin shtetëror guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos.

Tragjedia ndodhi mbrëmjen e 28 shkurtit, ku treni me pasagjerë u përplas me një tren mallrash duke shkaktuar aksidentin tragjik me të paktën 32 viktima. 85 të tjerë janë plagosur, ndërkohë që kërkimet vijojnë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit