Tragjedia në Greqi/ Konfirmohet një shqiptar mes të plagosurve

Tragjedia në Greqi/ Konfirmohet një shqiptar mes…

Mes të plagosurve nga aksidenti tragjik në Greqi konfirmohet se është edhe një shtetasi shqiptar Dhimitër Zonga. Mendohet Lajmi është bërë i ditur vetëm pak minuta më parë nga medit greke “Protothema”. Ndërsa vazhdojnë verifikimet për të plagosurit e tjerë, pasi mendohet që  mund të ketë të tjerë shqiptarë.

Gjithashtu autoritet greke bëjnë me dije se po vazhdojnë kërkimet për persona të tjerë që deri më tani janë të zhdukur. 

Kujtojmë se në orët e para të ditës së sotme një tren pasagjerësh i linjës Athinë-Selanikë doli nga shinat në afërsi të tunelit të Tempe duke u përplasur me një tren mallrash që ishte duke udhëtuar në linjën Selanik-Larisa.

Përplasja fatale iu ka marrë jetën deri më tani 36 personave, shumica prej tyre studentë. Një nga anëtarët e ekipit të shpëtimit tregoi për mediat greke se situata është kaotike dhe se nga vagonët e parë kanë nxjerrë vetëm trupa të pajetë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit