Tragjedia në Greqi/ Mjekja: 7 trupa janë djegur plotësisht, vështirë të identifikohen

Tragjedia në Greqi/ Mjekja: 7 trupa janë…

Situata në Greqi pas aksidentit në Larisa sa vjen e përkeqësohet. Bëhet me dije se,  trupat e shtatë prej viktimave janë djegur plotësisht. Shefja e Shërbimit Mjekësor të Larisës, Rubin Leontari tha se është e vështirë të bëhet identifikimi i tyre, dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes testit të ADN-së. Aktualisht ata ndodhen në morgun e përgjithshëm të Larisës, zona ku ndodhi aksidenti.

7 trupa janë karbonizuar. Procesi i identifikimit ende nuk ka filluar. Ky është një proces që kërkon kohë. Disa trupa kanë nevojë për testin e ADN-së ne mënyrë që të bëhet identifikimi i tyre”, tha ajo në një intervistë për mediat greke.

Pjesa më e madhe e trupave të karbonizuar janë të rinj. Autoritetet greke shprehen se numri i viktimave ka gjasa të rritet. Deri më tani janë regjistruar 38 viktima nga përplasja e dy trenave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit