Tragjedia në Larisa/ Nëna shqiptare vajton për të birin: Më gjeni Denisin, ka ditëlindjen muajin tjetër

Tragjedia në Larisa/ Nëna shqiptare vajton për…

Një nënë shqiptare ka mbërritur pranë vendit ku u aksidentuan dy trena në Larisa të Greqisë. Ajo ka kërkuar informacion për të birin i cili ndodhej në tren, por që pas aksidentit nuk ka mundur të komunikojë me të.

“Kërkoj djalin tim, nuk është në asnjë listë. Quhet Denis Ruçi, është 22 vjeç. Ka ditëlindjen pas një muaji” thotë nëna e tij duke shpërthyer në lot.

Ajo tregon se i biri kishte rezervuar një vend në tren. Denisi ndodhej në vagonin e 5-të dhe në ulësen 22. E ëma ka thënë se ka folur me të për herë të fundit në orën 22:50.

“Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi”tha ajo me zërin që i dridhej.

Denisi theksoi nëna e tij nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të zhdukurve, ndërsa nuk e di nëse ka qenë në vendin e tij në momentin e përplasja apo jo. Nëna e të riut shqiptar ka ofruar ADN-në e saj dhe lutet që djali të jetë në mesin e të mbijetuarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit