Tragjedia në Larisa/ Studentët në Greqi dalin në protestat, mbyllen universitetet

Tragjedia në Larisa/ Studentët në Greqi dalin…

Studentët në Greqi nuk i ndalin protesta për të kërkuar drejtësi pas tragjedisë në Larisa. Ata kanë dalë sot sërish në rrugë për të protestuar dhe i bëjnë thirrje drejtësisë që të vërë para përgjegjësisë fajtorët.

Protesta ka pasur në rrugët e Athinës, teksa universitetet janë mbyllur, pasi studentët kanë bojkotuar auditorët.  Rreth 30 mijë ndodhen sot në protestë me pankarta në duar ku shkruhet “Ky krim nuk do të mbulohet, ne do të jemi një zë”. Mitingje të ngjashme janë paralajmëruar edhe në Selanik, në Kamarë dhe Patra.

Kujtojmë se tragjedia ndodhi me 28 shkurt në një zonë të Larisas, ku një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash, pasi ata u vendosën gabimisht në të njëjtën shina.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit