Tragjedia në Majemi, zjarrfikësi gjen nën rrënoja trupin e vajzës së tij 7-vjeçare

Tragjedia në Majemi, zjarrfikësi gjen nën rrënoja…

Një zjarrfikës në Miami gjeti trupin e vajzës së tij, ndërsa po kërkonte me ekipin e kërkim shpëtimit nën rrënojat e pallatit 12 katësh, i cili u shemb pak ditë më parë.

Një dëshmitar nga vendngjarja  ka treguar se vajza 7 vjeçe u gjet nën rrënoja mbrëmjen e djeshme, ku babai i saj e mbështolli trupin e së voglës me xhaketën e tij.

Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe shpëtuesit e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës. 

“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme. Ne mund të konfirmojmë që një anëtar i familjes tonë të Departamentit të Zjarrfikësve në Qytetin e Miamit ka humbur vajzën e tij shtatë vjeçare. Ajo u gjet natën e kaluar nga anëtarët e Ekipit tonë të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, Task Force 2 në Florida”, tha Shefi i Shpëtimit në Miami, Joseph Zahralban.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit