Tragjedia në Maqedoni të Veriut! 118 persona në spital, familjarët të paqartë për fatin e të afërmëve

Tragjedia në Maqedoni të Veriut! 118 persona…

Shiko postimin këtu!

Kur kanë kaluar disa orë nga zjarri masiv që përfshiu diskotekën e Koçanit, ku humbën jetën mbi 50 persona, familjarët e të rinjve që ishin në mbrëmje po kërkojnë informacion në media për gjendjen e të afërmve të tyre.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka bërë të ditur se 118 persona janë shtruar në spitalet e Koçanit, Shtipit dhe Shkupit, teksa nuk pranoi të japë detaje për gjendjen e pacientëve. Ai tha se do të flasë pasi të ketë vizituar të gjitha spitalet dhe të jetë konsultuar me mjekët.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, teksa vizitoi të shtruarit në një klinikë kirurgjie, shprehu keqardhje për tragjedinë dhe uroi shërim për të lënduarit.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski ndër të tjera tha se kjo është një ditë e rëndë për Maqedoninë e Veriut.

“Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhembjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore, autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura”, thekson Mickoski.

Në orët në vijim ai paralajmëroi një dalje publike, për të informuar për atë që ndodhi.

Në diskotekë ndodheshin rreth 1 500 persona, teksa shak i zjarrit dyshohet të kenë qenë lëndët piroteknike që janë përdor gjatë performancës së grupit DNA. Tavani i klubit mori zjarr, duke bërë që flakët dhe tymi të përhapen brenda pak minutash.

Ngjarja ka lënë pas trishtim të thellë te familjarët e të lënduarve por edhe te i gjithë populli Maqedonas.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit