Çudira shqiptare: Vdes ai që zbaton ligjin, mbijeton ai që fluturon me 200 km/h

Çudira shqiptare: Vdes ai që zbaton ligjin,…

Një ngjarje tragjike dhe thellësisht revoltues ka ndodhur disa ditë më parë në afërsi të Borshit, ku një çift humbi jetën në mënyrën më absurde dhe të padrejtë të mundshme: sepse respektonin rregullat.

Kujtim Mehmeti dhe bashkëshortja e tij, si çdo mëngjes, ngarkuan furgonin me arkat e peshkut dhe u nisën me qetësi drejt destinacionit të tyre, duke udhëtuar me shpejtësi normale – vetëm 65 km/h. Me rripin e sigurimit të lidhur, në korsinë e tyre, ata po bënin pikërisht atë që çdo qytetar duhet të bëjë në një shtet normal.

Por përballë tyre vinte me 200 km/h një fuoristradë e drejtuar nga Myfyt Qejvani. Pa asnjë frenim, pa asnjë përpjekje për shmangie. Përplasja ishte fatale. Çifti vdiq në vend.

Jo sepse gabuan. Por sepse në rrugët e këtij vendi, shpesh jeta jote varet nga çmenduria e tjetrit – dhe drejtësia është gjithnjë në anën e më të fortit, më të pasurit, më të pamëshirshmit.

Çifti i ndershëm që respektonte çdo normë u nda nga jeta. Ndërsa “bishës me timon” që erdhi si rrufeja nga ferri, i lanë shpëtimin në dorë ligjeve që gjithnjë përkëdhelin vrasësit në makina të shtrenjta.

Në këtë vend, të jesh i drejtë, nuk të shpëton. Të jesh i kujdesshëm, nuk mjafton. Sepse përballë mund të kesh një vrastar të lirë – dhe një sistem që e mbron.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit