Tragjedia në Serbi/ Lot, lule dhe arusha për viktimat para shkollës fillore

Tragjedia në Serbi/ Lot, lule dhe arusha…

Beogradi është sot në zi për shkak të ngjarjes së tmerrshme që ndodhi ditën e djeshme, ku mbetën të vrarë 8 nxënës dhe roja i një shkolle. 9 viktimat do të përcillen sot për në banesën e fundit. Ndërsa familjarë, të afërm dhe qytetarë të tjerë po kryejnë homazhe para shkollës  “Vladimir Ribnikar” në qendër të Beogradit.

Lot, arusha dhe lule janë vënë në këtë institucion ku ndodhi sulmi i tmerrshëm një ditë më parë.

Kujtojmë se një nxënës 13-vjeçar vrau tetë fëmijë dhe një roje sigurie, duke plagosur gjashtë nxënës dhe një mësues. Autori i ngjarjes është nxënësi i klasës së shtatë Kosta Keçmanoviq.

Mësohet se ai mori armën e babait të tij përpara se të qëllonte mësuesin e tij dhe më pas nxënësit dhe rojet e sigurisë në shkollën fillore Vladislav Ribnikar në kryeqytetin Beograd të mërkurën në mëngjes.

Fëmijët që vdiqën ishin shtatë vajza dhe një djalë, të gjithë të moshës 11 dhe 14 vjeç.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit