Tragjedia në Tetovë, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe jep dorëheqjen

Tragjedia në Tetovë, ministri i Shëndetësisë Venko…

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.

Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.

Kujtojmë se para 2 ditësh në spitalin e Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtuar me Covid në spitalin modular të Tetovës, si shkak i rënies së zjarrit në objekt. Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit