Miqtë kujtojnë shoferin 36-vjeçar që dyshohet se pësoi atak në autostradë

Miqtë kujtojnë shoferin 36-vjeçar që dyshohet se…

Miqtë dhe të afërmit e Redion Hasimit, 36 vjeç, e kujtojnë me dhimbje në rrjetet sociale përmes videove dhe momenteve nga përditshmëria e tij, pas aksidentit tragjik në autostradën Durrës–Tiranë. Sipas dyshimeve paraprake, Hasimi mund të ketë pësuar arrest kardiak teksa drejtonte minibusin e linjës Berat–Tiranë me pasagjerë në bord.

Në rrjet janë shpërndarë pamje dhe mesazhe prekëse, mes tyre edhe një video me mbishkrimin: “I paharruar do ngelesh gjithmonë, vëlla. Zoti të deshi pranë vetes”, që ka prekur shumë qytetarë. Komentet e shumta shprehin ngushëllime dhe solidaritet për familjen e 36-vjeçarit, duke e përshkruar si një njeri të dashur dhe të qetë.

Aksidenti ndodhi në hyrje të Tiranës, ku minibusi me pasagjerë doli nga rruga dhe u përmbys. Si pasojë, 15 pasagjerë mbetën të plagosur, ndërsa një fëmijë, fillimisht i raportuar pa shenja jete, u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së mjekëve. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit