Tragjedia në Vlorë | Identifikohet gruaja që u hodh nga pallati bashkë me fëmijën

Tragjedia në Vlorë | Identifikohet gruaja që…

Para pak minutash një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës. Një grua 35-vjeçare është hedhur nga kati i 5 i një pallati bashkë me fëmijën 2-vjeçar. Mësohet se e ndjera është identifikuar si Pamela Mërtiri, ndërsa i mituri është identifikuar me inicialet K. N., 1 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak. Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit