Tragjedia shqiptare/ Flasin të mbijetuarit: E gjitha ndodhi brenda 1 minute, shoferët ishin në gjumë...

Tragjedia shqiptare/ Flasin të mbijetuarit: E gjitha…

Orë pas ore dalin detaje të reja nga aksidenti tragjik që ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Frankfurt – Prishtinë ka humbur kontrollin e si pasojë kanë humbur jetën 10 persona, e mbi 30 persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Deri tani, dy prej personave që kanë arritur të mbijetojnë nga aksidenti i rëndë, kanë dhënë një prononcim për mediat në Kosovë.

Ata kanë treguar se si ndodhi ngjarja.

E gjitha ndodhi brenda një minute. Vetëm kur kemi parë që është rrëzuar autobusi. Kemi parë kiamet. Shoferët kanë qenë në gjumë. Ata janë ndërruar kohë pas kohe”, ka thënë pasagjeri.

Një pasagjer tjetër, ka treguar se të lënduarit janë mirë.

“Autobusi ka shkuar zvarrë diku rreth 100 metra. Të lënduarit janë mirë”, ka thënë ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit