Tragjedia te Alba-Gaz/ Varfëria detyroi babë e bir të punonin në metalurgjik, tani rrezikojnë jetën nga rrjedhja e gazit

Tragjedia te Alba-Gaz/ Varfëria detyroi babë e…

Detaje të reja dalin nga rrjedhja e gazit ditën e sotme në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

3 punonjës janë në gjendje kritike për jetën.

Kanë dalë edhe emrat e tre personave më shumë të dëmtuar.

Ata janë Qemal Mullahi, 61-vjeç, si edhe Osman dhe Eduart Bendaj, babë e bir.

Të gjithë janë punonjës të kompanisë “Alba-gaz” në Elbasan.

Osman dhe Eduart Bendaj janë babë e bir, e të dy punonin në repartin e Oksigjenit, ku ndodhi edhe shpërthimi.

Varfëria i ka detyruar që edhe i biri të ishte në hapat e të atit, të dy në një repart e kompani.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit ku po marrin ndihmën e parë.

LEXO EDHE:

https://gazetaatdheu.com/elbasan-shperthim-ne-uzinen-e-alba-gaz-3-punonjes-ne-gjendje-te-rende/

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit