Tragjike/ 21 vjeçarja jetime mbytet me ushqim dhe ndërron jetë

Tragjike/ 21 vjeçarja jetime mbytet me ushqim…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë. Një 21-vjeçare, e cila jetonte në Shtëpinë e Fëmijëve në Shtime, ka vdekur, pasi është mbytur nga ushqimi. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 19:30. 

Më datën 15.05.2023, rreth orës 19:30, Policia e Stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se D.S. (F/K) 21 vjeçe, paciente nga Shtëpia e Fëmijëve në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj. Dyshohet se është ngufatur gjatë ngrënies së ushqimit”, njofton Policia e Kosovës. 

Ndërkohë janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjajres. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit