TRAGJIKE/ 4-vjeçarja kujtonte se e ëma e vdekur ishte në gjumë: Mos bëni zhurmë se po fle mami

TRAGJIKE/ 4-vjeçarja kujtonte se e ëma e…

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vigevano të Italisë ku një 40-vjeçare me origjinë shqiptare është gjendur pajetë në banesë. Ajo ka ndërruar jetë gjatë natës nga shkaqe natyrore.

Shqiptarja jetonte vetëm me vajzën e saj të mitur 4 vjeç.

Familjarët e shqiptares kanë shkuar në banesë ku kanë gjetur 40-vjeçaren e vdekur pasi ishin të shqetësuar se ajo nuk po i përgjigjej në telefon. E bija mendonte se e ëma ishte në gjumë dhe nuk e kishte kuptuar se kishte ndërruar jetë.

“Mos bëni zhurmë se po fle mami”,-mësohet t’i ketë thënë vogëlushja tezes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit