Tragjike, aksident me makinë, humb jetën nëna shqiptare e dy fëmijëve

Tragjike, aksident me makinë, humb jetën nëna…

Shprehja “udhëto me kujdes sepse dikush të do” duket sikur nuk vlen për nënën shqiptare të dy fëmijëve.

Asaj  i ka ndodhur një aksident i tmerrshëm mesditën e sotme rreth orës 12.30 në Unazën e Vignolas në Itali.

Violeta Caka, me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve humbi jetën në rrethana tragjike.

Makina me të cilën po udhëtonte për në punë u nda në dysh pasi u përplas nga një tjetër makinë.

Sipas medias italiane, nëna shqiptare banonte në Marano të Napolit.

Ajo po përpiqej që të ndalonte në një pikë karburanti kur një automjet tjetër drejtuar nga një 42-vjeçar e përplasi, duke nxjerrë makinën e saj në korsinë e kundërt, ku u godit sërish nga një Fiat Punto.

Në aksidentin me tre makina, njëra prej tyre u nda në dy pjesë.

Fatkeqësisht ndihma e shpejtë nuk mundi të bënte asgjë për gruan.

Të tre automjetet e përfshira në aksident janë sekuestruar nga policia dhe hetimet gjithashtu janë duke u zhvilluar mbi personat e përfshirë.

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit