Tragjike! Autobusi i shkollës përplas prindërit dhe nxënësit, humbin jetën 11 persona në Kinë

Tragjike! Autobusi i shkollës përplas prindërit dhe…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kinë, ku një autobus është përplasur me një turmë njerëzish dhe për pasojë  11 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe 5 nxënës.

“Deri më tani, gjithsej 11 persona kanë vdekur (gjashtë prindër dhe pesë studentë),” konfirmoi media shtetërore kineze.

Ngjarja ka ndodhur në provincën Shandong të Kinës, ndërsa raportohet se autobusi që përdorej për të transportuar nxënës në shkollë është përplasur me prindërit dhe nxënësit të cilët po qëndronin pranë portës së shkollës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit