Tragjike! E reja humb jetën, pas operacionit në Spitalin Amerikan

Tragjike! E reja humb jetën, pas operacionit…

Një vajzë e re ka humbur jetën, pas një ndërhyrje që bëri tek Spitali Amerikan II për humbjen në peshë. Rasti u denoncua paraditen e kësaj të marte në redaksinë tonë, nga vëllai i vajzës.

Arenc Hasalla në një prononcim ekskluziv për redaksinë tonë tha se motra e tij vuante nga kanceri, për të cilën edhe kurohej jashtë vendit. Hasalla akuzoi mjeken Rezarta Kapaj si përgjegjëse, ku deklaroi se ajo mori përsipër operacionin, pavarësisht se e dinte situatën.

Motra ime ishte shtruar tek Spitali Amerikan dhe bëri një operacion që nuk i lejohej ta bënte. Ajo kurohej në Belgjikë me kancer. Operacionin e bëri për heqje peshe. Mjekja e ka bërë me dëshirën e motrës time dhe pa firmën e prindërve. Mjekja ishte në dijeni për çdo gjë sepse kishte kartelën. Motra sot u paraqit në reaimacion dhe është shumë keq, s’ka shpresë. U bëj thirrje organeve kompetente të marrin masat për mjeken Rezarta Kapaj. Motra vjen për tu shëruar, paguan edhe 2 mijë euro dhe vdes“, tha vëllai i vajzës paraditen e kësaj të marte.

Disa orë pas apelit, fati për vajzën e re ishte tragjik. Ajo ndërroi jetë në Spitalin Amerikan, edhe pse pagoi mijëra euro për një operacion që mjekët nuk duhet ta merrnin përsipër, për shkak të sëmundjes që ajo kishte. Në ambientet e Spitalit Amerikan ka mbërritur edhe policia, ndërsa trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit