Tragjike! Gjenden të ngordhur disa qen para Bashkisë së Kukësit, banorët tregojnë se një person i lidhi dhe i helmoi

Tragjike! Gjenden të ngordhur disa qen para…

Në Bashkinë e Kukësit janë gjetur disa qen të helmuar. Këtë e ka bërë të ditur Besmir Billa në ‘Facebook’ aty ku përkrah postimit ka ndarë dhe fotot e videot të qenve.

Ai shkruan se banorët kanë bërë të ditur se ka qënë një person që i ka lidhur e më pas i ka helmuar kafshët duke bërë kështu që ato të ngordhin. Billa shkruan se ka pasur kontakt me drejtorin përkatës të Bashkisë, të cilët i kanë thënë se nuk ka mundësi që ta ketë bërë një punonjës i Bashkisë dhe se shumë shpejt qentë do largohen nga ambientet.

POSTIMI:

Kujdes!Mos e shikoni nëse jeni të ndjeshëm ndaj kafshëve!Një ditë jo e mirë nisi sot.
Në hyrje të Godinës së Shërbimeve Sociale të Bashkisë Kukës, janë parë 2 qenë të helmur, ku njëri prej tyre nuk nuk jetonte më.Banorë dhe qytetarë që ishin aty pranë shprehen se kanë parë një person në mëngjes teksa i ka lidhur e helmuar dhe dyshojnë se ka qenë një punonjës i Bashkisë Kukës.-Nga ana tjetër, nga kontakti me drejtorin përkatës të Bashkisë, ai u shpreh se nuk ka mundësi që ta ketë bërë një punonjës i Bashkisë dhe se shumë shpejt qentë do largohen nga ambientet.Theksoj se me ndryshimet e fundit të Kodit Penal, “Keqtrajtimi i kafshëve” është vepër penale dhe parashikohet nga neni 207/c i tij, ku dënimi për rastet kur si pasojë vjen vdekja e kafshës, parashikohet deri në 6 muaj burgim.Ndonëse qentë e braktisur mund të jenë rrezik për shoqërinë, helmimi i tyre, dhesidomos në brendësi të një godine aq të rëndësishme, ku ka prani të qytetarëve dhe fëmijëve, nuk e justifikon qëllimin dhe s’është asgjë tjetër, veçse një akt çnjerëzor dhe barbar. Ka shumë mënyra të tjera të ligjshme se si qentë e braktisur dhe të rrezikshëm, mund të lokalizohen dhe të bëhen të parrezikshmëm për shoqërinë.Turp për këtë gjest të ulët!
(Kushdo që mund ta ketë bërë këtë akt)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit