Tragjike! Gjendet foshnja e pajetë në një kuti kartoni

Tragjike! Gjendet foshnja e pajetë në një…

Uniformat Blu janë përballur ditën e sotme me një situatë rrënqethëse.

Nje foshnjë e pajetë është gjetur paraditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se foshnja ka qenë e futur në një kuti kartoni dhe e hedhur pranë një koshi mbeturinash.

Foshnja është gjetur në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet.

Ajo u transportua drejt morgut, ndërkohe që pôlicia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e pôlicisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit