Tragjike! Kishte varur veten në banesë, gjendet i pajetë një 53-vjeçar

Tragjike! Kishte varur veten në banesë, gjendet…

Një ngjarje traggjike ka ndodhur në Tiranë. Bëhet me dije se një person i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 në Rrugën e Kastriotëve. Dyshohet se i ndjeri i dentifikuar me inicialet  R. A, 53 vjeç, ka varur veten në banesë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.10.2021, rreth orës 14:10, në Rrugën e Kastriotëve, në banesë, dyshohet se është vetëvarur shtetasi R. A, 53 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit