Tragjike/ Gjendet i pajetë një shtetas amerikan brenda hotelit në Pogradec

Tragjike/ Gjendet i pajetë një shtetas amerikan…

Një shtetas amerikan është gjetur i pajetë në dhomën ku qëndronte në hotel në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas informacioneve për mediat, ai është transportuar në morgun e Pogradecit.

Më pas autopsia do t’i bëhet në Tiranë, për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se viktima nuk paraqet shenja dhune, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e gjendjes shëndetësore.

Akoma nuk dihen arsyet e qëndrimit të shtetasit amerikan në Shqipëri, nëse kishte ardhur për punë, apo për turizëm. Policia po heton për të zbardhur ngjarjen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit