Tragjike/ Gjendet i vdekur në parking 66-vjeçari

Tragjike/ Gjendet i vdekur në parking 66-vjeçari

Një 66-vjeçar me inicialet F.V., banues në Tiranë është gjetur i pajetë në një parking automjetesh në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën “Siri Kodra”. Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se 66-vjeçari ka humbur jetën  për shkaqe natyrale por rrethanat pritet të sqarohen pas hetimeve.

Njoftimi i policisë: Më datë 17.03.2021, në rrugën “Siri Kodra”, në ambientet e një parkingu automjetesh, është gjetur pa shenja jete shtetasi F. V., 66 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit