Tragjike/ Goditja fatale, boksierja 18 vjeçare ndërron jetë pas pesë ditësh në koma

Tragjike/ Goditja fatale, boksierja 18 vjeçare ndërron…

Bota e boksit ka marr një lajm tragjik ditën e sotme. Sportistja 18 vjeçare Zhanet Zakarias Zapata ka ndërruar jetë nga plagët në një duel para pesë ditësh.

Boksierja meksikane ishte pjesëmarrëse në eventin GVM Gala në Montreal që u mbajt para pesë ditësh dhe shorti i rezervoi një përballje me Marie Pier Hul.

Një goditje e fuqishme me të djathtën nga Pier Hul në raundin e 4-rt e hodhi Zapatan në dysheme. 18 vjeçarja fillimisht u ngrit, por më pas mbeti e shtrirë në ring.

I menjëhershëm ishte reagimi i mjekëve që i dhanë ndihmën e shpejtë 18-vjeçares dhe e nisën drejt spitalit ku ka ndërruar jetë pas 5 ditësh.

Për lajmin e hidhur kanë reaguar shumë sportistë, ku ndër ta dhe vetë rivalja e 18-vjeçares e cila me anë të një deklarate u shpreh se ishte e shkatërruar emocionalisht.

#Boxeo This is Jeanette Zacarias Zapata, an 18 year old professional boxer from Mexico. She needs our prayers as she is fighting for her life in Canada after her fight against Marie-Pier Houle.

Take a moment today to pray for this young girl who is in critical conditions. pic.twitter.com/nzM09VSNfM— El Rey (@Mandyreydelbox) August 29, 2021

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit