Tragjike/ Humb jetën 26-vjeçari, një nga shtatë të plagosurit nga aksidenti në Elbasan

Tragjike/ Humb jetën 26-vjeçari, një nga shtatë…

 

Ka humbur jetën një nga shtatë të plagosurit e aksidentit të Elbasanit.

Bëhet me dije se ka humbur jetën pasagjeri shtetasi K.D.,  26-vjeç, i cili ndodhej në makinën “Volkswagen”.

Aksidenti ndodhi pak më parë në në aksin Elbasan- Bradashesh. Në aksident u përfshi automjet tip “Volksëagen”, i cili është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen”  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., i cili ka humbur jetën në spital.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit