Tragjike! I riu me koronavirus hidhet nga spitali ‘Shefqet Ndroqi’. Ndërron jetë 29-vjeçari

Tragjike! I riu me koronavirus hidhet nga…

Ngjarje e rëndë dhe tragjike vjen nga spitali Shefqet Ndroqi.

Një 29 vjeçar, me inicialet XH.K., është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit COVID-2.

Ai ishte prekur nga koronavirusi, dhe gjendej në këtë spital duke marrë trajtim me ilaçe dhe serume.

Siç njofton policia, ai është hedhur rreth orës 04:30 të mëngjesit, dhe për fat të keq ka ndërruar jetë.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit