Tragjike/ Makina përplas për vdekje 92-vjeçarin në Fier

Tragjike/ Makina përplas për vdekje 92-vjeçarin në…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Fier.

Si pasojë e përplasjes së fortë i moshuari ka ndërruar jetë në spital.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier bënë arrestimin e shtetasit P. L., 56 vjeç, banues në Fier, pasi rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, automjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin P. L. ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin M. H., 92 vjeç, banues në Zhupan, i cili pas disa orësh ndërroi jetë në spitalin e Fierit.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtjeshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit