Tragjike! Ndahet nga jeta aktori legjendar Trevor Peacock

Tragjike! Ndahet nga jeta aktori legjendar Trevor…

Aktori i njohur, Trevor Peacock ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

Lajmin e hidhur e dha agjenti i tij për Associated Press.

“Trevor Peacock, aktor, shkrimtar dhe këngëtar, vdiq në moshën 89 vjeçare në mëngjesin e 8 Marsit nga një sëmundje e lidhur me psiqikën”, thuhej në deklaratën e publikuar.

Aktori u bë i famshëm për rolin e tij si Jim Trott në komeditë e BBC. Ai ishte një aktor i suksesshëm i teatrit dhe korri suksese të mëdha me kompaninë “The Royal Shakespeare”.

Gjithashtu, u shfaq në versionin filmik të Hamletit në vitin 1990 si dhe në një prodhim të Don Kishotit në vitin 2000.

Përveçse një aktor i talentuar, Trevor ishte gjithashtu një muzikant dhe kompozitor i suksesshëm.

Image

Image

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit