Tragjike/ Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me koronavirus në Spitalin e Pejës

Tragjike/ Ndërrojnë jetë edhe dy pacientë me…

Bilanci i viktimave në Kosovë, vijon të thellohet. Mësohet se edhe dy pacientë kanë vdekur në Spitalin e Pejës në 24 orët e fundit nga koronavirusi.

Një paciente ishte e moshës 78-vjeçare nga Komuna e Klinës e një e moshës 84-vjeçare nga Komuna e Pejës.

Nga Spitali është njoftuar se pacientët kanë vdekur dje dhe nuk kanë qenë të testuar, por kishin simptoma të koronavirusit.

Në raportin e Spitalit të Pejës thuhet se janë duke u trajtuar 70 pacientë me Covid-19, prej tyre gjashtë janë në gjendje të rëndë e 29 në oksigjenoterapi.

Nga personeli mjekësor janë të infektuar me koronavirus gjashtë mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik./GazetaAtdheu.com/

{“videoid”:”1595933488149″,”type”:1,”ratio”:0.75}

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit