Tragjike! Ndërron jetë nga koronavirusi trajneri shqiptar

Tragjike! Ndërron jetë nga koronavirusi trajneri shqiptar

Ish-lojtari i hendbollit dhe trajneri i njohur, Afrim Qorrolli ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në moshën 58-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar nga kushëriri i tij, Milazim Qorrolli përmes një postimi në Facebook.

Ai tha se trajneri ishte infektuar me koronavirus.

Ai ka shkruar:

Vdekja jote na tronditi Afrim Qorrolli, kushëriri im i dashur! virusi që ka kapluar botën ishte i pa mëshirshëm dhe të mori jetën!

Vështirë të shkruash fjalë përkujtimi për ty !? ike e na le pergjithmonë të pikëlluar! ishe i hareshem e sharmant, aty ku ishe ti gjithmonë mbretëronte gjallëria e atmosfera, kishe aq shumë energji pozitive, ishe i dashur për të gjithë, ishe sportist, prind, vëlla e kusheri i dashur!? U prefshë në paqe o sharmanti jonë !

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit