Vdekja e shtetasit spanjoll në Lushnje, prokuroria nis hetimet

Vdekja e shtetasit spanjoll në Lushnje, prokuroria…

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lushnje ka nisur zyrtarisht hetimet për vdekjen e një shtetasi spanjoll në zonën e Divjakës para disa ditësh.

Francisco Javier Carraso Cervilla u gjet i plagosur me thikë nga shoku i tij i dhomës teksa ai po lahej në dush, ndërsa dyshimet e para janë për një vetëvrasje të 47-vjeçarit.

Mësohet se të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.

Dyshimi i parë për vdekjen e 47-vjeçarin ka qenë edhe vetvrasja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit