Tragjike në aksin Lushnje-Rrogozhinë, makina përplas për vdekje një 70-vjeçar

Tragjike në aksin Lushnje-Rrogozhinë, makina përplas për…

Një ngjarje tragjike është regjistruar në aksin Lushnje-Rrogozhinë. Mësohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Muhamet Fusha., 70 vjeç, banues në Dushk. Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit të Plugut, dyshohet se një automjet ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin M. F., rreth 70 vjeç, banues në Dushk. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit