Tragjike në Dibër| Aksidenti merr jetën e një personi, plagos tre të tjerë

Tragjike në Dibër| Aksidenti merr jetën e…

Një aksident tragjik me një të vdekur dhe 3 të plagosur është regjistruar ditën e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë. Sipas njoftimit të policisë, një makinë ka dalë nga rruga ndërsa ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. H dhe kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Informacion i policisë Dibër:

Rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ka dalë nga rruga automjeti tip ‘Volkswagen Pasat’, dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi E. H., si dhe kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet P. H., D. H., dhe A. H., të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit