Tragjike në Itali/ Çifti shqiptar gjenden të vrarë në banesën e tyre

Tragjike në Itali/ Çifti shqiptar gjenden të…

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një çift shqiptarësh janë vrarë me thikë në shtëpinë e tyre në Venecia.

Vajza telefonoi policinë pasi nuk po lidhej dot me nënën e saj dhe trupat e pajetë u gjetën rreth orës 22:00 të së dielës.

Një person i tretë dyshohet se ka kryer këtë akt të rëndë.

Ish bashkëshorti i gruas është shpallur në kërkim pasi dyshohet si autor i ngjarjes.

Sapo mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një armë zjarri dhe një thikë. 

Personi që ata po përpiqen të gjurmojnë është po ashtu me origjinë nga Shqipëria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit