Tragjike në Itali | Makina përplaset me pemën, ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar

Tragjike në Itali | Makina përplaset me…

Mëngjesin e ditës së sotme një tragjedi e rëndë është regjistruar në Riccione të Italisë. Pas një aksidenti, ka humbur jetën një 20-vjeçar, nga Shqipëria me iniciale A.A., ndërsa janë plagosur rëndë katër të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në orën 7 të mëngjesit të sotëm dhe sipas ilrestodelcarlino.it të plagosurit janë shtetasit me iniciale D.F., 20 vjeç nga Italia, K.B., 21-vjeç, maroken, vajza me inicialet C,Z. 22-vjeçe nga Kroacia dhe një djalë me inicialet B.N., 20-vjeç nga Shqipëria. Aksidenti ndodhi pak pas orës 7 në Riccione, në Viale Abruzzi, teksa drejtuesi i mjetit Fiat 500 L, që udhëtonte drejt detit pasi ishin kthyer nga një festë i cili ishte me shpejtësi të madhe, humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë. Të plagosurit u transportuan me ambulancë, teksa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit