Tragjike në vendin shqiptar, vdes fëmija 9-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

Tragjike në vendin shqiptar, vdes fëmija 9-vjeçar,…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Prishtinë-Lipjan. Nj ëvajzë vetëm 9-vjeçare ka humbur jetën teksa tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar. Dy automjetet janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të miturës, e cila ishte pasagjere në një nga mjetet.

Tre personat e tjerë të cilët kanë pësuar plagë në trup janë dërguar me urgjencë në spital. Shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin tragjik është arrestuar nga policia.

Me datë 01.01.2022, ora 23:25. ne autostraden “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, është raportuar për një aksident mes dy automjeteve civile. Përveç dëmeve materiale lëndime në trup kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për Autopsi. Me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari dhe është dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejshme ligjore.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit