Tragjike! Pak ditë pas prindërve, COVID i merr jetën edhe 43-vjeçarit shqiptar

Tragjike! Pak ditë pas prindërve, COVID i…

Një 43-vjeçar ka ndërruar jetë në Itali si pasojë e Covid-19. Ai është Ilia Moçka dhe jetonte në Itali prej disa vitesh. Ilia punonte në nje Fast-Food dhe jetonte në Itali bashkë me familjen e tij. Ai u shtrua në spital pak ditë pas infektimit, por gjendja e tij u përkeqësua dhe humbi jetën tragjikisht. Disa ditë më parë Iliri kishte humbur të dy prindërit të cilët gjithashtu ishin të prekur me Covid-19.

Kushëriri i tij ka bërë një postim prekës në Facebook.

Ai shkruan:

Sot djali i hallës sonë Ilia Moçka ndërroi jetë. Një dhimbje për familjen dhe vëllezërit e tij. Dhimbja dhe pikëllimi i madh është edhe për ne sepse e kemi dashur atë me shpirt.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit