Tragjike/ Parakalim i gabuar, plagosen 3 persona

Tragjike/ Parakalim i gabuar, plagosen 3 persona

Një tjetër aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën nacionale Bulqizë–Peshkopi duke shkaktuar disa të plagosur.

Tragjeditë s’kanë të ndalur në vendin tonë.

Tre mjete u përplasën duke shkaktuar 3 të plagosur.

Ka pasur dëmtime të shumta dhe tek automjetet.

 Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se dy nga mjetet po udhëtonin drejt Dibrës ndërsa një tjetër drejt Bulqizës.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar autoambulanca e Bulqizës ku ka bërë të mundur transportimin e të plagosurve drejt spitalit.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i njërit prej automjeteve.

[ngg src=”galleries” ids=”105″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit