Tragjike| Po punonte nga ndërtesa shumëkatëshe e “Air Albania”, rrëzohet 40-vjeçari

Tragjike| Po punonte nga ndërtesa shumëkatëshe e…

Një incident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në stadiumin kombëtar “Air Albania” në Tiranë.

Sipas policisë, një punonjës ka rënë nga një lartësi e vogël. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.”Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar,” thuhet në njoftimin e policisë.

40-vjeçari ka marrë lëndime të lehta, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit