Tragjike! Rrëzohet aeroplani në Rusi, humbin jetën 16 persona

Tragjike! Rrëzohet aeroplani në Rusi, humbin jetën…

Një tragjedi e rëndë është regjistruar në Rusi. Një aeroplan që po udhëtonte me 20 parashutistë brenda saj, është rrëzuar pranë qytetit Menzelinsk në Republikën e Tatarstanit në Rusi.

Bëhet me dije se pas këtij aksidenti ajror janë regjistruar 16 viktima duke përfshirë dy pilotë, ndërsa 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Një zyrtar i Ministrisë së Emergjencave tha për mediat se avioni L-410, i cili i përkiste një klubi ajror lokal, ra në tokë menjëherë pas ngritjes. Trupi i tij u shkatërrua nga goditja, ndërsa pjesa e bishtit mbeti kryesisht e paprekur.

Mjeti qe u rrëzua, është një avion transporti me rreze të shkurtër me dy motorë, i cili është prodhuar në Republikën Çeke që nga fillimi i viteve 1970.

Burimi: rc.com/russia/ Perktheu dhe pershtati: Gazeta Atdheu

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit